Specializim: Investime & Ndërtim Portofoli në 6 trajnime
Specializim intensiv 24-orësh online: 6 sesione × 4 orë në 3 fundjavë. Nga bazat e investimit te portofoli, real estate, metale, kripto dhe derivative — edhe nëse filloni nga zero.
📅 FILLON: E Shtunë, 23 Maj 2026
3 Fundjavë Intensive: 23-24 Maj · 30-31 Maj · 6-7 Qershor | 15:00-19:00 (Online Live)
✓ Pa Rrezik: Garanci 30-ditore kthimi parash nëse nuk jeni të kënaqur
A po ju Pengon Frika nga Investimet?
Shumica e shqiptarëve punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, por:
- ✗ Kursimet tuaja në bankë humbasin vlerë çdo vit për shkak të inflacionit (9-12% në 2023-2024)
- ✗ Nuk dini ku të investoni pa rrezikuar gjithçka - bursa duket shumë e komplikuar
- ✗ Dëgjoni histori suksesi por askush nuk ju tregon SAKTËSISHT si ta bëni
- ✗ Pensioni nga ISSH nuk do të mjaftojë - por nuk keni plan B
E vërteta e hidhur:
Ndërsa ju prisni "momentin e duhur" për të filluar investimet, paratë tuaja po humbasin fuqi blerëse çdo ditë. Kush investoi €10,000 në 2020 në një portofol të diversifikuar, sot ka €18,000-€25,000. Kush i mbajti në bankë? Ka ende €10,000 - por që kanë vlerë sa €7,500 të vitit 2020.
Çdo muaj që kalon pa investuar është një muaj i humbur për të ardhmen tuaj financiare.
Ka një Rrugë më të Mirë →
Imagjinoni të zgjoheni çdo mëngjes duke ditur që paratë tuaja punojnë për ju 24/7 - ndërsa ju jeni në punë, ndërsa flini, madje edhe kur jeni me familjen në pushime.
Pas Sesionit 2
Do të keni kornizë të qartë për të ndërtuar portofolin tuaj të parë me alokim, DCA dhe rregulla rebalancing
Pas Sesionit 4
Do të keni integruar asete alternative — real estate, metale dhe mallra — në strategjinë tuaj të diversifikimit
Pas Sesionit 6
Do të zotëroni bazat e options & futures për hedging dhe strategji të kontrolluara (covered/cash-secured/wheel)
Për Gjithë Jetën
Do të keni sistemin dhe besimin për të ndërtuar pavarësi financiare të vërtetë
🔒 Regjistrim i sigurt | ✓ Fillim i menjëhershëm me sesionin 1
A është Ky Trajnim për Ju?
Ky program është krijuar posaçërisht për këta njerëz:
Perfekt Për Ju Nëse:
- ✓ Keni kurtime por nuk dini ku t'i investoni për rritje afatgjatë
- ✓ Punoni 9-5 dhe dëshironi të krijoni burime të ardhurash që punojnë për ju 24/7
- ✓ Jeni 25-50 vjeç dhe kuptoni që pensioni nga ISSH nuk do të jetë i mjaftueshëm
- ✓ Keni biznes dhe dëshironi të diversifikoni pasurinë tuaj jashtë operacioneve
- ✓ I frikësoheni rrezikut por dini që mbajtja e parave në bankë është "rreziku më i madh"
- ✓ Dëshironi udhëzim hap-pas-hapi nga ekspertë që kanë portofole reale dhe rezultate të provuara
NUK është Për Ju Nëse:
- ✗ Kërkoni skema "bëhu i pasur shpejt" ose "fitim pa risk"
- ✗ Nuk jeni të gatshëm të investoni 24 orë në edukim për të ndryshuar të ardhmen financiare
- ✗ Dëshironi të investoni sot dhe të tërhiqni para nesër (investimi kërkon kohë)
- ✗ Preferoni të "mësoni vetë nga YouTube" në vend që të ndiqni sistem të provuar
Nëse Ju Përshkruam në Kolonën e Majtë...
...Atëherë ky specializim është dizajnuar SAKTËSISHT për ju dhe situatën tuaj.
Po, Ky është Programi që më Duhet →Ekspertët që do t'ju Udhëheqin
Mësoni nga profesionistë me përvojë të provuar
Elvis Shera
Teknologjist, Ekspert në Investime & Histori Monetare
Artan Gjergji
Ekspert i Bursave dhe Tregjeve të Kapitalit
Leutrim Muhaxhiri
Menaxher Investimesh & Ekspert në Trading
Programi i Detajuar
1 Hyrje e ëmbël në botën e Investimeve
Prezantues: Elvis Shera
- Bazat e investimit dhe klasat kryesore të aseteve
- Filozofitë kryesore: Value, Growth, Index investing
- Rreziku, likuiditeti dhe raporti risk/return
- Sektori i investimeve në Shqipëri (bankar, bursa, fonde)
- Rregullatorët dhe mbrojtja e investitorëve
- Zgjedhja e instrumenteve dhe hapja e llogarisë së parë
2 Kuptimi & Ndërtimi i një Portofoli Investimesh
Prezantues: Elvis Shera, Artan Gjergji
- Zgjedhja e aseteve dhe alokim strategjik
- Strategjitë: DCA, Rebalancing, Core-Satellite, All-Weather
- Teoria Moderne e Portofolit (MPT), Efficient Frontier
- Backtesting dhe optimizim i strategjisë
- Projeksione dhe Monte Carlo simulation
- Mirëmbajtje, rotation dhe disiplinë vendimmarrëse
3 Real Estate: Një investim i vlefshëm
Prezantues: Elvis Shera
- Tipologjitë e investimit në pasuri të paluajtshme
- Faktorët e vlerës dhe vlerësimi i projekteve
- Plan amortizimi dhe modelim cash-flow
- Qira vs Blerje: kur cila ka kuptim
- Dinamika afatgjata e tregut dhe REITs
- Shembuj praktikë llogaritjeje
4 Metalet e Çmuara & Tregu i Mallrave
Prezantues: Elvis Shera
- Ari, argjendi dhe metale të tjera: rrallësia dhe roli monetar
- Hipoteza monetare dhe mbrojtja nga inflacioni
- Mënyra ekspozimi (fizik, ETFs, futures)
- Roli në portofol dhe korrelacioni
- Mallra industriale dhe ushqimore (naftë, gaz, grurë, kafe)
- Investim përmes futures dhe ETF-ve të mallrave
5 Investime në Kriptovaluta & Blockchain
Prezantues: Elvis Shera
- Si funksionon blockchain: layers dhe tokens
- Smart contracts dhe DApps
- Vlerësimi i projekteve kripto
- Mënyra ekspozimi: direkt, ETF, custody
- Roli në portofol dhe kufijtë e rrezikut
- Wallet, exchange dhe siguria e ruajtjes
6 Derivative: Options & Futures
Prezantues: Leutrim Muhaxhiri, Elvis Shera
- Terminologjia dhe The Greeks (Delta, Gamma, Theta, Vega)
- Option chain, zgjedhja e strike/expiration
- Strategji për të ardhura pasive: covered call, cash-secured put, wheel
- Strategji mbrojtjeje: protective put, collar
- Hedging portofoli me options dhe futures
- Menaxhim pozicionesh dhe exit strategies
Totali: 24 orë mësimi intensiv (6 × 4 orë) në 3 fundjavë të njëpasnjëshme · Çmimi: 76,800 LEK · Zbritje grupore deri në 10% · Pagesë me këste e mundshme.
Detajet e Trajnimit
Data dhe Orari
23 Maj – 7 Qershor 2026
Fundjavat: E Shtunë & E Diel
15:00 – 19:00 (4 orë / sesion)
• 23-24 Maj (fundjavë 1)
• 30-31 Maj (fundjavë 2)
• 6-7 Qershor (fundjavë 3)
Vendndodhja
Trajnim Online Live
Platforma: Zoom
Nga rehatia e shtëpisë tuaj
Përfitimet e trajnimit online:
• Pa udhëtim dhe kosto shtesë
• Interaksion direkt me trajnerët
Për të Gjithë
Pa përvojë të mëparshme
Për fillestare dhe të përparuar
Trajnim nga zero!